Të enjten mbrëma, më 21:00, Manchester United dhe Athletic Bilbao do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League.
Skuadra angleze vjen me epërsinë 3-0 nga takimi i parë. Para fillimit të ndeshjes, të ftuarit në studio do të analizojnë skuadrat dhe përballjen.
Fituesi i kësaj gjysmëfinale do të sigurojë biletën për finale, ku do të ndeshet me fituesin e duelit tjetër mes Tottenham dhe Bodo/Glimt.