Ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare Enver Musiqi nga Nedakoci i Vushtrrisë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Enverit e ka dhënë Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, dega në Vushtrri.
Enveri ishte edhe vëllau i dëshmorit dhe ish-luftëtarit të Koshares, Lutfi Musiqi.
Siç njoftohet varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 18.00 në varrezat e fshatit Nedakoc të Vushtrrisë.