Ndarja mes këngëtares së njohur Fjolla Morina dhe ish-bashkëshortit të saj, Fisnik Syla, ka qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të tensioneve që shoqëruan marrëdhënien e tyre pas divorcit.
Akuzat dhe kundërakuzat publike mes dyshes krijuan tablo dramatike, e cila nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku.
Por duket se Fisniku ka lënë të kaluarën pas. Ai ka treguar se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale, duke ndarë momente me partneren e tij të re.
Megjithëse identiteti dhe fytyra e saj nuk janë zbuluar, Fisniku ka publikuar në rrjete sociale një fotografi të tyre së bashku, të shoqëruar me një mbishkrim romantik: “Vitin 2025 po e filloj me ty. Edhe deri në vdekje me ty”.
Ky mesazh përshkruan një fillim të ri dhe një angazhim të fortë për të ardhmen. Nga ana tjetër, Fjolla Morina mbetet një figurë aktive në botën e artit dhe muzikës, ndërsa historia e tyre e përbashkët duket se tashmë është një kapitull i mbyllur.