spot_img
Wednesday, January 8, 2025
spot_img

“Ndarja ishte e dhimbshme”, Ilirjani rrëfen bisedën me Parashqevinë pas largimit të djalit: Pranoi të bëjë një konsultë mjekësore

Biznesmeni Elton Ilirjani rrëfeu momentin e ndarjes mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj. Në një intervistë për emisionin Top Story, në Top Channel, ai u shpreh se ajo u rrëzua brenda vetes në atë moment.

“Në momentin që erdhi mëngjesi dhe do vinte ndarja Parashqevia mendonte se kjo nuk do të ndalonte aty edhe pse ajo e dinte që do të ktheheshin nga kishin ardhur, ishte vetëm hapi i parë, ishte i dhimbshëm, Parashqevia u rrëzua brenda vetes. Unë u gjeta përballë saj me nipin e saj, u munduam ta qetësojmë, ajo pranoi të bëjë edhe një konsultë mjekësore, sot ka qenë e qetë.

Kanë dëgjuar sekuenca në rëndim psikologjik, që ajo nuk është e qartë, e gjitha kjo që ka ndodhur është e dhimbshme dhe e shëmtuar sepse të gjithë njerëzit nuk e kanë ndihmuar, por janë përpjekur ta përplasin mediatikisht në mënyrën më të gabuar. Ajo hynte në Youtube dhe dëgjonte çdo intervistë, aty ka shumë gënjeshtra, trillime.

Gjeja që e vrau më shumë dhe ma tha që më vjen shumë keq që Shqipëria nuk ka ndryshuar dhe ka mbetur ai vendi komunist, në vend që të më mbështesin më shikojnë si pronë. Ajo do të marrë kohën e vet të rehabilimit emocional dhe mendor, ajo grua ka shumë vite në rrugë, ajo grua nuk ka një ID, një analizë gjaku për shumë vite”, tha Ilirjani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit