Në mesin e 5 emrave të aktakuzës që Apeli mund ta rëndojë edhe më, nuk figuron edhe ai i Kadri Veselit.
Meqë as “Luli” e as 10-shi i luftës nuk akuzohen për tentim pengimi të administrimit të drejtësisë, sikur Hashim Thaçi, 2 nga 3-shja të cilës iu vendosën masa të rrepta mbikëqyrje në paraburgim, kërkojnë modifikim të vendimit që i kufizon kontaktet me jashtë nga nëntori 2023.
Veseli kërkon t’i kthehet e drejta t’i takojë familjarët mëngjes e mbrëmje, si dikur, ndryshe nga tash që i është lënë e hapur vetëm paraditja, apo që gardianët ta lirojnë dorën me telefonatat ditore.
Nga Gjykata nuk e konfirmuan asnjëherë, mirëpo kur e përfundoi dënimin, Nasim Haradinaj i tha Klanit se Veseli ishte dënuar disa herë pasi njëri fëmijë i tij ishte kyçur pa paralajmërim gjatë telefonatës me fëmijën tjetër.