spot_img
Sunday, October 27, 2024
spot_img

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së nga Ferizaj, Ekrem Metushi

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaj, Ekrem Metushi, është ndarë sot nga jeta.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët në rrjete sociale.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjen dhe dashamirët për ndarjen nga jeta e të dashurit tonë Ekrem Metushi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ekremi ishte një njeri i ndershëm dhe patriot, i cili dha një kontribut të madh në lirinë e vendit tonë.

Ai do të mbahet mend për guximin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar për familjen dhe atdheun.” – thuhet në njoftim.

Për detajet e ceremonisë së varrimit, familja tha se do të njoftojnë ndërkohë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit