spot_img
Tuesday, March 25, 2025
spot_img

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare gazetari Saimir Demi

Gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare. Lajmi u bë me dije nga vëllai i tij, gazetari dhe publicisti Enkel Demi.

“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.

I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish

Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.

Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë”, shkroi Enkel Demi në faqen e vet në Facebook.

Prej kohësh Saimir Demi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gazetari Saimir Demi me një karrierë 30-vjeçare, prej kohësh ishte pjesë e RTSH-së dhe ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive si drejtues.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit