Sunday, May 4, 2025
spot_img

Ndahet nga jeta mjekja e njohur e gjinekologjisë, Rabihan Dema

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur për ndarjen nga jeta të Dr. Rabihan Dema, mjeke e njohur në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ata i shprehin ngushëllime familjarëve, miqve e kolegëve të saj.

“Dr. Dema ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Shkupit, ndërsa specializimin në Gjinekologji dhe Obstetrikë e kreu në Universitetin e Tetovës.

Deri në pensionim, ajo punoi me përkushtim në kujdesin për shëndetin e grave, duke u bërë një emër i respektuar në mesin e kolegëve dhe pacientëve.

Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të OMK-së”, thuhej në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit