Tuesday, July 15, 2025
spot_img

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi

Ka ndërruar jetë akademiku dhe ish-kryetari i parë i Prishtinës pas luftës, Salih Gashi, një figurë e njohur e jetës akademike dhe politike në Kosovë.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, i cili përmes një postimi ka shprehur ngushëllime dhe ka theksuar rëndësinë e kontributit të Gashit në ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin e kryeqytetit në një periudhë të vështirë.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Salih Gashi – kryetarit të parë të Prishtinës pas luftës nga radhët e LDK-së dhe profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Rama, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët, komunitetin akademik dhe gjithë qytetarët e Prishtinës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit