spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Ndahet nga jeta ish-Eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Nënkolonel/ Pilot i Ushtrisë Shqiptare

Sot ka vdekur nënkoloneli dhe piloti i Ushtrisë Shqiptare dhe ish-Eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Sallaku. 

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu, i cili tha se Sallaku vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Trishtim dhe dhimbje për ikjen e parakohëshme nga jeta të nënkolonel Agim Sallakut! Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, nënkolonel Sallaku u nda nga jeta duke lënë në hidhërim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të në Forcën Ajrore. Mirënjohje të thellë për kontributin njerëzor e profesional të një prej ushtarakëve më të përkushtuar të Forcave të Armatosura! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve  U prehsh në paqe, nënkolonel Sallaku! ”, ka shkruar ai.

Sallaku ka qenë edhe ish-epror në UÇK, ku ishte bashkuar pa e njoftuar as familjen e tij. Në përfundim të Akademisë Ushtarake si kadet ju bashkangjit Ushtrisë Çlirimtare të Koosvës nga Qendra Stërvitore e Fekenit.

Varrimi i tij organizohet nesër ora 13:00, në Varrezat e Farkës në Tiranë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit