Elbert Krasniqi e ka ndryshuar pak mesazhin e mëhershëm që dyshohet se ia nisi kryeministrit në largim Albin Kurti për votat e Listës Serbe.
Në disa mesazhe të tjera të cilat janë kapur nga kamerat, disa momente pasi i shkroi Kurtit për “katër votat nga Lista Serbe”, Krasniqi komunikoi me dikënd tjetër.
Ky komunikim supozohet se është realizuar sërish me eksponentë të partisë në pushtet.
Në këtë komunikim, Krasniqi e “rregullon” pak deklaratën për katër votat nga Lista Serbe. Thotë se është paralajmëruar se ata do ta “votojnë qeverinë veç sa me thanë kishem jemi në marrëveshje me ta”
“Edhe më tregoj kryeredaktori i Indeksonline (Shkëlqim Osmani) që katër deputetë të LS kanë me na votu qeverinë veç sa me thanë kishem jemi në marrëveshje me ta”, shkruan Krasniqi në mesazhe.
“E njoftova edhe KM po se ka lexuar ende”, vazhdon tutje ai.
“Nc nc nc”, ia kthen bashkë-biseduesi, i cili supozohet të jetë i afërt me kryeministrin në largim, pasi Krasniqi i sugjeron që t’ia japë këtë informatë Kurtit.
“Thuj KM [kryeministrit].. le ta k..”, përfundon komunikimi, para se Krasniqi t’i mbulojë mesazhet nga kamerat sipër kokës së tij.