spot_img
Friday, December 27, 2024
spot_img

Nasim Haradinaj: Labinot Tahiri na dërgoi nga 2 mijë euro secilit në Hagë

Ish-kryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka qenë një nga ndihmuesit e parë që e mbështeti financiarisht, gjatë kohës sa ishte në Hagë.

Haradinaj ka treguar se Tahiri kishte shkuar në organizatë dhe kishte ndarë nga 2 mijë euro për secilin prej gjashtë të arrestuarve në Hagë.

“I pari që në na ka ndihmuar me lek, ka qenë Labinot Tahiri, i cili ka shkuar ne organizatë dhe të gjithave, atëherë kemi qenë gjashtë, dhe të gjithëve nga 2 mijë euro na ka dhënë, e falënderojë shumë Labin. As nuk e ka përmend dhe më ka bërë përshtypje shumë”, ka deklaruar Haradinaj.

Tutje, ai ka thënë se ky veprim i kishte lënë një përshtypje të madhe te ai, pasi Tahiri as nuk e kishte përmendur këtë ndihmë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit