Sunday, July 20, 2025
spot_img

Nasim Haradinaj ankohet në Strasburg: Nuk do të lë derë pa hapur për ta demaskuar Gjykatën Speciale

Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka qëndruar këtë javë në Strasburg të Francës, ku ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut kundër Dhomave të Specializuara në Hagë.

Haradinaj ka deklaruar se përballja me Gjykatën Speciale nuk mbaron me atë që ai i quan “verdikte politike”, duke shtuar se sipas tij padrejtësitë e bëra në Hagë duhet të hetohen deri në fund.

“Beteja me Gjykatën Speciale nuk përfundon me verdiktet e tyre politike. Padrejtësitë në Hagë duhet të ndiqen deri në ndriçimin e plotë të prapaskenave të përndjekjes së UÇK-së,” ka shkruar Haradinaj.

Ai ka bërë të ditur se ka qenë në Strasburg për të adresuar këto çështje në mënyrë ligjore dhe ka theksuar se nuk do të ndalet në këtë drejtim.

“Këto ditë isha në Strasburg, në qytetin që u legjitimuan akuzat e pabaza kundër UÇK-së. Isha edhe në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut për të adresuar ligjërisht padrejtësitë. Nuk do të lë derë pa hapur e gur pa lëvizur, veç për ta demaskuar Gjykatën Speciale,” ka shkruar ai.

Nasim Haradinaj përfundon mesazhin e tij me një deklaratë të qartë: “Beteja vazhdon!”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit