Saturday, October 12, 2024
spot_img

“Myslim Peza shkruan kujtimet e luftës, por ia bëri lëmsh sekretarja e Haxhi Lleshit”

Shkruar nga Afrim Imaj

Dy të zgjedhurit e Enverit në krye të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi e Myslim Peza, i janë servirur publikut nga propaganda komuniste e kohës, si dy tribunë legjendar. Përkundër këtij opinioni, kreu i regjimit dhe shefi i Partisë, ka rezervuar konsiderata jo të mira, madje në vitet e fundit kur shërbenin në krye të Presidiumit, i ka akuzuar për vese e prapsi që arrinin deri në përversitete.

Pjesa e parë e dokumentit që zbardhëm nga ditari sekret i Enverit, fokusohej në zullumet e Haxhi Lleshit, i divorcuar së fundi me gruan dhe i dashuruar me sekretaren e tij. Pjesa në vijim përmban shënimet e Hoxhës për misteret e raporteve të Myslim Pezës me Haxhi Lleshin dhe ndalet gjatë në prapësitë e Myslim Pezës, të dehur tashmë nga meritat e luftës. Heroit të Pezës, shënon Enveri në ditar, i hipi në kokë që në moshën 80 e ca vjeçare dhe i verbër nga sytë, të shkruajë kujtimet e luftës, po ja bëri lëmsh sekretarja e Haxhiut, e cila ishte ngarkuar t’ia zbardhë. Ka qenë ky momenti kur e besuara e Presidentit është bërë shkak i një përplasje tjetër midis dy krerëve të Presidencës. Po si rrodhën ngjarjet pas kësaj dhe çfarë gjykon Enveri për marrinë e dy ish miqve të tij qysh nga koha e luftës, shtjellohen në pjesën në vijim të shënimit të datës 22 qershor 1982 të ditarit sekret…

22 qershor 1982

Marrëdhëniet e Myslim Pezës me Haxhi Lleshin, si kurdoherë kanë qenë të shkëlqyeshme, pa asnjë re. Por gjatë vitit të fundit, papritur e pa kujtuar, filloi të vrenjtej  qielli i kësaj miqësie. Myslim Pezës, që Partia dhe unë ia kemi vënë shumë mirë në dukje rolin që ka lozur në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, i hipi në kokë që në moshën 80 e ca vjeçare dhe i verbër nga sytë, të shkruajë kujtime në “Tri vëllime”.

Ai u mor vesh me Haxhi Lleshin, i cili i rekomandoi që të vinte t’ia regjistronte në shtëpi, sekretarja e tij. Dhe kështu u bë. Filloi regjistrimi, por Myslimi nuk “kish durim”, ky donte t’ia shtypte këto sa më shpejt. Pse? Nuk dihet. Myslimi u zemërua dhe u shpreh se “kjo grua nuk është e mirë, regjistrimet e kujtimeve të mia ajo po i mban në sirtar, se kërkon t’i përdorë edhe Haxhi Lleshi për veten e tij”. Në fakt, edhe Haxhi Lleshi kishte filluar regjistrimin e kujtimeve të veta. Të dy po vepronin paralelisht dhe të dyja palëve po ua regjistronte këto kujtime e njëjta grua, D.S

Myslimi kërkoi me zemërim t’i dorëzoheshin regjistrimet e tij, pse mendonte që “Haxhiu po i hante bukën”. Iu morën regjistrimet kësaj gruaje, e cila nguli këmbë të mos i jepte, pastaj u urdhërua me protesta në Komitetin Qendror. Myslimit iu dha një person tjetër nga Partia për të vazhduar regjistrimin dhe ky ia regjistroi, ia zbardhi, iu dha një kopje aparatit të Komitetit Qendror të Partisë dhe një kopje iu dha vetë Myslimit. Ky priste që Komiteti Qendror t’ia dërgonte shtypit, por kjo punë po vonohej. Atëherë Myslim Peza shpejt e shpejt ia dërgoi këto Ndërmarrjes së Botimeve, ku personi i ngarkuar me këtë punë, duke i lexuar “këto kujtime”, vuri duart në kokë nga përmbajtja, prandaj lajmëroi Komitetin Qendror të Partisë.

Këto kujtime po studioheshin në këtë kohë nga aparati i Komitetit Qendror të Partisë, që kishte ardhur në konkluzionin se nuk mund të shtypeshin, pse kishin të bënin me një histori plot aventura të Myslimit, që ai i konsideronte si akte “heroizmi”, “patriotizmi” etj., deri në fillimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur ai mori kontakt me ne. As ngjarjet historike të Pezës, që janë vepër e Partisë, as lufta e pezakëve nuk përmendeshin në këto regjistrime, bile vetë lufta e Myslimit errësohet aty me gojën e tij, jo vetëm me mendime të çoroditura individuale, subjektiviste, të përsëritura, duke u futur në cikërrimat e katundit e të fshatrave, por çka është më e rëndësishmja, në këto materiale janë regjistruar pjesë që kanë të bëjnë me plot aventura të Myslimit në emigracion, në Jugosllavinë e krajlëve të Sërbisë.

Në këtë pjesë të jetës së tij Myslimi tregon se merrte para nga jugosllavët, se këta i kishin propozuar ta bënin agjent, po ai “nuk pranoi”. Megjithatë jugosllavët, tregon aty Myslimi, vazhdonin ti jepnin rrogë.

Kur Myslimi ish akoma në Shqipëri, në kohën e Zogut, Legata Jugosllave i dha 500 napolona, “po Myslimi nuk i mori ato në dorë, por hallexhia” Dhe Myslimi vazhdon të tregojë kështu mbi propozimet për të bashkëpunuar kundër Zogut me Gani Kryeziun, familjen e Lleshit (Haxhiut), apo me Irfan Ohrin. Me ndihmën e serbëve Myslimi zgjodhi kështu familjen e Lleshajve, familje “me shumë autoritet në Jugosllavi dhe në Beograd” Atje ai u njoh me Haxhi Lleshin dhe vazhdojnë të tregohen aventurat e të dyve që i ka rregjistruar me gojën e tij. Gjatë gjithë jetës dhe punës që bëmë së toku me Myslimin, asnjëherë ky nuk më ka folur për këto ngjarje të jetës së tij.

Pse i mbante ai fshehur këto ngjarje nga unë dhe nga Partia?

Pse i nxjerr tash në këtë kohë, kur zbuluam komplotin e Mehmet Shehut? Mos kërkon t’i dalë rrezikut përpara? Mos ka frikë se ia zbulojnë të tjerët? Me këto kujtime që Myslimi kërkon t’i shtypë me këmbëngulje, ky errëson vetë figurën e tij që ia ngritën lart Partia dhe lufta. Po t’i lejojmë ne të shtypen këto aventura të Myslim Pezës, atëherë i kemi dhënë një armë në dorë armikut dhe opinionit: “Me të tillë njerëz ka bashkëpunuar Partia? Po ne nuk do t’ia japim këtë sadisfaksion as Myslimit, as jugosllavëve. Ne do të bëjmë çmos që Myslim Peza ta ngrysë jetën kështu siç është, me të këqijat dhe të mirat e tij.

 Enveri, Myslim Pezës në ‘79: Ti, heroi i të gjitha epokave!

Ndërsa në shfaqjet publike Enver Hoxha artikulonte merita të jashtëzakonshme për Myslim Pezën duke e etiketuar “tribun të madh popullor” dhe “atdhetar të flaktë”, në rrethe të ngushta shprehte rezerva, madje dhe opinione përbuzëse për “plakun e çorientuar” dhe liderin e “pompuar nga propaganda e partisë”. Gjithsesi, diktatorit ja deshi puna ta emëronte vazhdimisht në krye të organeve të larta shtetërore, fillimisht zëvendëskryetar të qeverisë së parë komuniste, të ashtuquajtur  “qeveria demokratike” dhe që nga viti 1946 e deri në 1982, zëvendëskryetar të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Në 2 maj të vitit 1979, gjatë një ceremonie zyrtare Enver Hoxha i dorëzoi me dorën e tij Myslim Pezës dekoratën me titullin “Hero i Punës Socialiste”. Përkundër shënimeve të ditarit sekret të vitit 82, ku Peza anatemohet nga diktatori si njeri i çekulibruar, në ceremoninë e 79-tës, nuk ka reshtur për të fluksi i konsideratave pozitive. Më poshtë po botojmë përshëndetjen e Enverit me rastin e dekorimit të Pezës…

“Këtë titull nuk ta japim se je më i moshuari nga ne, por ky ka një kuptim të madh politik për ato që thashë dhe për veprimin tënd që në kohën e Zogut, kur dhe sinjalin e revoltës dhe vrave pikërisht Osman Balin, torturuesin dhe vrasësin e Haxhi Qamilit, shërbëtorin e Vërlacit e të Ahmet Zogut. Gjesti yt trimëror e burrëror, s’ishte një gjest i thjeshtë hakmarrës ose terrorist, por një gjest politik sepse ai simbolizonte dorën e fshatarësisë sonë patriote që ngrihej kundër tiranëve. Ty këmba – këmbës të ndoqi regjimi i Zogut, prandaj u detyrove të shkoje në mërgim, ku jetove si patriot shqiptar dhe i ndershëm në gjirin e shqiptarëve që jetonin nën varfërinë e krajlëve serb.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit