spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

Myrto Uzuni shkruan histori, bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit spanjoll

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni ka shënuar dy herë për Ganadën duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjoll.

Gola historikë nga sulmuesi i Kombëtares, vijnë kundër kryesuesve të Racing Santander për rezultatin 3 me 0, duke e bërë 29-vjeçari që të thyejë rekordin e El-Arabit, që qëndronte me 44 gola të shënuar.

Uzuni nuk u ndal vetëm me golin e parë. Në minutën e 76-të, pas sprintit 50 metra, sulmuesi shënoi dhe golin e dytë. I papërmbajtshëm lojtari i Kombëtares shqiptare, që përballë ka Maget. Ky i fundit, ish-mesfushor i Partizanit, u aktivizua në minutën e 30-të si zëvendësues.

spot_img

Uzuni ka arritur të tundë rrjetën 46 herë në 103 ndeshje duke qenë kryefjala e skuadrës së tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit