spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Mustafa: VV kërkon anulimin e votave me postë për LDK-në se nuk u pëlqen rezultati – përfaqësuesit e tyre manipuluan votat e diasporës

Besian Mustafa nga Lidhja Demokatike e Kosovës, tha se partia e tij do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur integritetin e votës së saj, brenda dhe jashtë vendit.

Mustafa shprehet se nuk do të lejojnë që “që vullneti politik dhe demokratik i mërgatës të cenohet sa herë që rezultati zgjedhor nuk përputhet me interesat e Vetëvendosjes”.

Ai tha se Vetëvendosje kërkon anulimin e votave me postë të mërgatës për LDK-në, “vetëm pse nuk u pëlqen rezultati”.

Sipas tij, “përfaqësuesit politikë të kësaj partie, të emëruar nëpër ambasada dhe konsullata, janë ata që kanë ndërhyrë dhe manipuluar votat e diasporës në zyra e korridore. Mbi 1.600 fletëvotime të kësaj partie, të printuara me të njëjtat gabime teknike, dëshmojnë qartë një manipulim të organizuar. Për më tepër, ka prova të shumta mbi vetë-inkriminimin publik të aktivistëve të Vetëvendosjes në mbushjen masive të fletëvotimeve të mërgatës. Nëse duhet të shqyrtohet anulimi i ndonjë vote për shkak të parregullsive, pikërisht këto raste duhet të jenë objekt i një hetimi të plotë dhe të paanshëm”.

Si shton se “Lidhja Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur integritetin e votës së saj, brenda dhe jashtë vendit”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit