Pas vdekjes së babait të ish presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa
Mustafa ka shprehur ngushëllime ndaj ish presidentit dhe gjithë familjes.
Ai tha se për ata që u dolën në ballë, betejat për Kosovën po vazhdojnë të tregohen të rënda.
“Ngushëllimet më të thella Presidentit Hashim Thaçi si dhe familjes Thaçi për ndarjen nga jeta të babait dhe familjarit Haxhi Thaçi. Për ata që u dolën në ballë, betejat për Kosovën po vazhdojnë të tregohen të rënda.”