Saturday, July 12, 2025
spot_img

Mustafa: Nëse vijmë në pushtet, do ulemi me aleatët dhe do e bëjmë një marrëveshje të për Asociacionin

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka deklaruar se në krye me LDK-në në pushtet do të bëhet një verison i ri i Asociacionit, sepse sipas tij, versioni aktual nënkupton autonomi të zgjeruar.

Deputeti Mustafa tha se për LDK-në, Marrëveshja e Ohrit është e papranueshme. Por, paraprakisht, Mustafa u shpreh se kryeministri Kurti e ka gjetë terrenin e gatshëm për të bërë veprimet si p.sh., ato për çështjen e targave.

“Kur ka ardhë Albini në pushtet e ka gjetë terrenin e gatshëm për mi marrë këto veprime sepse këto veprime Albini skishte mujtë mi bo në 2005, në 1995, e mos të flas për më herët. Për me bo çështjen e targave është thirrë në një marrëveshje që e kanë lanë qeveritë paraprake dhe e ka zbatu, çështjen e energjisë etj…”, tha Mustafa.

“Edhe na kur të vijmë pas Albinit kemi me shty diçka e kështu me radhë”, tha Mustafa duke theksuar se çdo qeveri ka shtyrë punët përpara.

“Marrëveshja e Ohrit për neve është e papranueshme sepse e shndërron nga një Asociacion në një autonimi të zgjeruar. Me Lumir Abdixhikun në udhëheqje të qeverisë ajo marrëveshje, ky verison ekzistues i Asociacionit bie. Ne do të ulemi prap me partnerët tanë sepse me ata e kemi pru këtë proces deri këtu se kemi pru me Serbinë, e kemi pru me aleatët tanë”, u shpreh Mustafa.

“Do të ulemi me aleatët dhe do e bëjmë një marrëveshje një verison tjetër të Asociacionit, një version brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, e jo një autonomi e zgjeruar për veriun”, tha Mustafa.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit