spot_img
Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Mustafa i PDK-së: Dështimin total të qeverisë në ekonomi po e konfirmon edhe Banka Botërore

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, duke folur për raportin e fundit të Bankës Botërore, ku ndër të tjera thuhet se vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë janë të punësuar, ka akuzuar pushtetin aktual për dështim total në ekonomi.

Ai Mustafa tha se qeveria aktuale nuk përfaqëson atë që e votuan qytetarët, ndërsa shtoi se tani është koha e orientimit të Kosovës “drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe fuqizimit të shtetit me Kryeministrin Bedri Hamza!”.

Postimi i plotë:

Se kjo qeveri ka dështuar totalisht në ekonomi, po e konfirmon edhe Banka Botërore!

Me rritje ekonomike prej 3.8% nuk mund të ketë as rritje të punësimit e as të të ardhurave!

Tani, përveç propagandës në ekonomi, po i vjen fundi edhe mashtrimit të madh të Albin Kurtit për sundim të ligjit e për patriotizëm!

Afera korruptive, sundim i parapolitikës dhe komunikime te fshehta me Radojqiqin gjithandej!

Kjo nuk është ajo për çka votuan qytetarët!

Koha ta orientojmë vendin drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe fuqizimit të shtetit me Kryeministrin Bedri Hamza!

Kosova nuk ka kohë për të humbur!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit