spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Musliu: Përmbyllja e vizitës së Shefit të CIA-s me Kosovën tregon që Kosova është partnereve e pazëvendësueshme e ShBA-së

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se përmbyllja e vizitës së Shefit të CIA’s, William Byrns, në Kosovë, tregon qartë se Kosova është partnere e pazëvendësueshme e SHBA-së jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe më gjerë.

Për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Musliu ka thënë se CIA pothuajse “e ka rritur në duart e veta”.

Postimi i plotë:

Kosova është aleat i palëkundur i SHBA. AKI aleat i palëkundur i CIA-s.

Përmbyllja e vizitës së Drejtorit të CIA-s në rajon me vizitën në Kosovës, tregon qartë se Kosova është partnere e pazëvendësueshme e SHBA jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë!

William Burns, si kreu i agjencisë më të fuqishme në botë, përveç se mbylli vizitën në rajon me Kosovën, mbajti takime gjatë dy ditëve!

SHBA ka ndihmuar shumë institucione të Kosovës që të rriten, por CIA pothuajse “ka rritur me duart e veta” AKI-në!

Përveç AKI-së, i gjithë komuniteti i inteligjencës së Kosovës, edhe Policia e edhe FSK, ka marrë praktikat më të mira në luftën e përditshme me sfidat!

Sfidat e dy dekadave të fundit kanë qenë të përbashkëta me gjithë Perëndimin! Fillimisht me organizatat terroriste të Lindjes së Mesme, e tash e një dekadë – e keqja e madhe e botës moderne Vladimir Putini dhe aleatët e tij.

Kosova është aleat i palëkundur i SHBA. AKI aleat i palëkundur i CIA-s.

Së bashku, do të tejkalohen të gjitha sfidat!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit