Hekuran Murati e ka “betonuar” qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti për formimin e qeverisë së re.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, i pyetur në lidhje me mundësinë e një kompromisi nga VV-ja për formimin e qeverisë, e ka dhënë përgjigjen e njejtë me kryeministrin Albin Kurti.
Ai tha se fillimisht do të presin përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve e konstituimin e Kuvendit.
“Në lidhje me këtë çështje, besoj se vlen ajo që ka thënë kryeministri. Pra, që fillimisht do të presim përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e Kuvendit dhe më pas mund të flasim për formimin e qeverisë,” u shpreh Murati, pas një konference për media me Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio.
Kryeministri Kurti, në një deklarim për media javën e kaluar, tha se është e sigurt se Vetëvendosje do ta bëjë qeverinë e re.