Ish-krzenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije se nëse në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi preken kufijtë do të përfitojnë shqiptarët.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në këtë mënyrë do bashkohet kombi shqiptar.
“Kane nisur spekulimet rreth bisedimeve paqesore Ukraine-Rusi te udhehequra nga Trump. Spekulime nga analiste pro-rus e pro- Serbi po afirmojne idene e ndryshimit te kufijve duke perfshire edhe Ballkanin, pra mes Kosoves dhe Serbise, mirepo Trumpi e din mire se nuk ka ndryshim kufijsh vetem ne nje pjese te Ballkanit sepse ato do te ndryshohen ne gjithe Ballkanin, me paqe apo me lufte – ne kete rast behet mire per ne shqiptaret sepse bashkohet kombi shqiptar, i ndare tragjikisht qe nje shkekull”, ka shkruar Tahiri.