spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Muhaxheri kundërshton shkarkimin e Lumir Adbixhikut: Nuk ka kuptim, LDK ka rritje 70%

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri është shprehur kundër shkarkimit të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryesisë së LDK-së pas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit.

Muhaxheri tha se nuk ka kuptim që të shkarkohet dikush që e rriti partinë për 70%.

“Është dashtë me punu ma shumë për me dalë rezultati më i mirë. Qysh kur rritët 70% me kërku me u shkarku. Kërkohet me u shkarku dikush kur e zvogëlon partinë jo kur e rritë nuk e di këso logjike ku e kanë pa”, tha ai.

Deklarata e tij erdhi pasi që ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka kërkuar një lidership të ri brenda LDK-së pasi që sipas tij rezultati i partisë së tij nuk është i kënaqshëm.

Hoti për këtë situatë ka listuar një numër arsyesh pse LDK-së i duhet një lidership i ri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit