spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Muharremi nxjerr të dhënat: Për kokë banori qytetari nga Kosova ka 99% më pak të hyra vjetore se malazezi

Në të hyra vjetore për kokë banori qytetari i Kosovës është 99% më poshtë një qytetar i Malit të Zi.

Kështu i nxori krahasimet në shifra njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shenoll Muharremi.

Pas prezentimit të shifrave, Muharremi shtroi këtë pyetje: “Nëse jemi kaq të mirë me qeverisje dhe kaq të mencur e efikas, pse jemi kaq të varfër kur krahasohemi me tjerët?”.

Postimi i plotë:

Si po jetonë qytetarët kosovarë krahasuar me rajonin?

Më së miri e kupton gjendjen se ku je kur krahasohesh me fqinjët tu në rajon. Nga raportet e Bankës Botërore shifet që në rajon, BPV për kokë banori është mesatarisht $8,967. Kaq është vlera mesatare e ekonomisë për një qytetar. E kosovarët duket që e kanë gjendjen më të papërshatshme në rajon. Në Kosova GDP per capita (PBV për kokë) është vetëm $6,142. Kjo i bie 46% nën mesataren e rajonit (Ballkanit Perendimor) dhe 99.5% më e ulët sesa vlera më e lartë e rajonit që ka Mali i Zi.

Në parim, ky nuk do të ishte dicka e re, për shkak se gjendja duket e ngjashme me vite kështu. Kosova ka bazë të ulët të ekonomisë dhe ende asnjëherë nuk ka investuar seriozisht në fuqizim të sektorit privat dhe bizneseve. Potenciali i saj ekonomik është ende i patestuar. Biznese i janë marrë taksat dhe nuk i është kthyer ajo që i bënë më të fortë më konkurres.

Por ky grafikon tregon dhe është një paqyrë e asaj cfarë thotë raporti i Bankës Botërore. Mund të jetë një krahasim edhe për narrativin e KM dhe qeverisë kur thonë ‘kemi pasur rritje 30%’ ‘kemi punësime’ ‘kemi bërë rekode’… Këtu ndodhta do të duhej të bëhej një pyetje thelbësore: “nëse jemi kaq të mirë me qeverisje dhe kaq të mencur e efikas, pse jemi kaq të varfër kur krahasohemi me tjerët?’.. dhe nuk po krahasohemi me europianë, por me vende e rajnit këtu afë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit