spot_img
Tuesday, March 11, 2025
spot_img

Muharremi analizon trendin e votave nga diaspora: PDK rrezikon me humbë një mandat

Në bazë të të dhënave aktuale mbi numërimin e votave të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) qëndron në rreth 65% të votave.

Të dhëna janë bërë publike nga statistikani Shenoll Muahremi, i cili ka analizuar trendin e votave të deritanishme.

Sipas këtyre rezultateve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 17.73% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mbetet pas me vetëm 7.77%.

Nëse ky trend vazhdon, sipas Muharremit, PDK rrezikon të humbasë një mandat, duke zbritur në 23 mandate, ndërsa LVV mund të arrijë deri në 49 mandate në Kuvend.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit