spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Muhamet Kelmendi zbulon shtetin që po insiston që ura e Ibrit të mos hapet

Profesori Muhamet Kelmendi, ka vlerësuar se Franca është nga shtetet mike që kundërshton hapjes e urës së Ibrit.

Sipas tij, ky vend ka qenë i vetmi që ka reaguar përmes Ministrisë së Jashtme për këtë çështje.

Ai ka thënë se është Franca që ka kriju urën e Ibrit në vitet 1999-2000, por ai ka shprehur besimin që SHBA dhe vendet tjera si Gjermania e Anglia nuk do të lejojnë që ura e Ibrit të jetë një kufij në mes të Kosovës.

“Franca është më se tepërmi që i insiston që ura të mbetet ashtu. Unë besoj dhe kam shpresë të ShBA, Gjermania e Anglia që ura nuk do të mbetet kufi në mes të Kosovës. Nuk mund të themi që z. Kurti nuk e ka ditur rëndësinë që ura e Ibrit ka për amerikanët. Ura e Ibrit e ka më shumë rëndësinë për Francën se sa për ShBA-në. Sepse,  ShBA është për hapjen e urës së Ibrit, natyrisht me modalitete dhe bashkërendim të veprimeve, duke gjetur kohën e përshtatshme se kur duhet të hapet pa e futur në dialog me Serbinë dhe këtë duhet ta përshëndesim”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit