Një debat i ashpër ka shpërthyer në emisionin “Politiko” mes komentatorëve politikë Xhavit Drenorit dhe Adrian Çollaku, ku tema e diskutimit ishte qeverisja e Albin Kurtit. Diskutimi mori një kthesë të papritur, kur akuzat personale filluan të mbizotëronin.
Çollaku akuzoi Drenorin se ai është i lidhur me një parti politike, ndërsa Drenori iu përgjigj duke akuzuar Çollakun se po paguhet për të shpërndarë materiale kundër Kurtit në Gazetën Blic.
Përplasja u intensifikua, ndërsa të dy palët i dhanë një kuptim të ri tematikës së debatit, duke përmendur edhe financimet dhe transparencën e mediave.
“Ti je në agjendën e një partie”, ka thënë Çollaku.
Drenori u kundërpërgjigj ashpër, derisa akuzoi Çollakun se paguhet për materiale kundër Kurtit në Gazetën Blic, teksa e pyeti “A po të vjen merzi që është heq dinari?”.
“Kush të paguan? A e din ti çka qet në lajme? Albin Kurti paçavër…. Ai 48 deputetë i merr”, ka thënë Drenori.
Çollaku, nga ana e tij, kërkoi që çdo informacion për financat e tij dhe të mediave ku ai kontribuon të ishte i qartë dhe i verifikueshëm nga autoritetet shtetërore, duke theksuar se nuk ka asnjë fshehje në këtë drejtim.
“Mshile gojen! Paçavër je ti. E ni obligim me sqaru se prej kujt paguhemi na. Na financat i kemi publike, nëse Blici dhe Çollaku paguhen prej dikujt, shteti i ka të gjitha mekanizmat dhe jo me ardh dikush në studio e me ba filma. Ky duhet me kërku falje”, ka thënë Çollaku.