Monday, March 31, 2025
spot_img

MPJD i reagon Serbisë për njohjen e Kosovës nga Kenia

Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj kundërshtisë së Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia.

Në një komunikatë thuhet se kjo është një tjetër dëshmi që Serbia nuk ka asnjë interes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Edhe një herë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Serbisë kanë zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë, duke treguar sërish se nuk kanë asnjë interes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën,” thuhet në reagimin e MPJD-së.

Për më tepër, Ministria e vlerësoi si një veprim të papranueshëm deklaratën e Serbisë, duke theksuar se “Serbia vazhdon fushatën e saj të gënjeshtrave, manipulimeve dhe propagandës kundër Kosovës, duke përdorur çdo mjet në dispozicion për të penguar vendin tonë në rrugën drejt integrimit të plotë në mekanizmat ndërkombëtarë.”

MPDJ tha se ky veprim është një vazhdim i sjelljeve të Serbisë, e cila ka shpërfillur vazhdimisht zotimet e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Kjo nuk është hera e parë që Serbia i shpërfill hapur zotimet e saj ndaj Bashkimit Evropian. Duke refuzuar njohjen e Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare, Serbia sfidon hapur detyrimet e saja të përcaktuara me nenet 1–5 të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit. Refuzimi i Serbisë për të zbatuar këto zotime konfirmon edhe më tej mungesën e vullnetit të mirë dhe sinqeritetit në procesin e normalizimit”, thuhet në reagim.

Në këtë kontekst, Ministria e Jashtme e Kosovës përmendi edhe pozicionin e Serbisë kundër njohjes së Kosovës nga vendet të ndryshme të botës, duke i quajtur akuzat e Serbisë “gënjeshtra të paskrupullta”.

“Pohimi se 28 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës në tetë vitet e fundit është një gënjeshtër e paskrupullt,” u tha më tej.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit