Friday, July 18, 2025
spot_img

Motra e Gjestit “shpërthen”: Cila nga shoqet e mia do të përdoret tani?

Blerina Kelmendi, motra e Gjestit, ka reaguar me tone të ashpra në një postim në Instagram, pas lajmeve që po qarkullojnë lidhur me marrëdhëniet e saj personale.

Ajo ka mohuar kategorikisht të ketë ndonjë përfshirje në konfliktet e supozuara mes Djellzës – ish-partneres së vëllait të saj – dhe Eglit, partneres aktuale të tij.

Në një “story” të ndarë me ndjekësit, Blerina shpreh qartë zhgënjimin për përfshirjen e saj në këto spekulime.

“Më vjen keq që përdoret vajza që s’ka të bëjë me këtë histori dhe i lidhin gjërat që s’kanë të bëjnë me realitetin” – shkruan ajo, duke e cilësuar situatën si “turpëruese”.

Reagimi i saj vjen pas aludimeve se miqësia e saj me Djellzën mund të ketë ndikuar në largësinë me Eglin, gjë që është përforcuar nga fakti se Blerina nuk e ndjek Eglin në Instagram – një detaj që ka ndezur thashethemet në rrjet.

Blerina, megjithatë, kërkon të qartësojë se është e lodhur nga spekulimet dhe kërkon që emri i saj të mos tërhiqet më në histori të pavërteta.

Ajo shpreh edhe shqetësimin për mënyrën si cenohet privatësia në rrjetet sociale, duke shtuar me ironi: “Cila nga shoqet e mia do të përdoret tani?”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit