spot_img
Monday, March 10, 2025
spot_img

Moti për 5 ditët e ardhshme: Me diell dhe reshje të lehta shiu

Mot pranveror me temperatura të larta e reshje të lehta të shiut do të mbizotërojë në Kosovë në pesë ditët e ardhshme, ku të hënën dhe të premten temperatura maksimale do të arrijë deri në 21 gradë celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të mërkurë dhe të enjte pritet të ketë reshje të lehta shiu në disa zona.

E Hënë: Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 21°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E Martë: Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të zbresin nga 0°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 20°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

E Mërkurë: Do të mbajë mot i vranët dhe me kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 °C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 14°C deri në 17°C. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E Enjte: Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Vende-vende parashihen kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 15°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

E Premte: Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7C, ndërsa maksimalet nga 17°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit