spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Mospajtimet Kurti – Osmani, Xani tregon a e dëmtojnë elektoralisht VV-në

Analisti, Visar Xani, ka thënë se mospajtimet ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, nuk mund ta dëmtojnë elektorlaisht Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka vlerësuar se nga këto mund të dëmtohet më shumë Osmani.

“Sa i përket Vjosa Osmani mundet me pas pelqyshmeri të madhe por aspekti elektoral i sajna është brenda LVV-së, për shkak që kjo është presidente dhe aty e ke listën Guxo. E ka pa që gjithë elektorati nuk është me Vjosën kur vjen puna për këto mospajtimet që i akne në publik, gjithë e mbështesin kryeministrin Kurti. Më shumë humb Vjosa Osmani se Kurti”, ka thënë Xani.

Por ai ka kritikuar opozitën që nuk e kanë shfrytëzuar këtë përplasje për efekt elektoral.

“Kemi partitë opozitare që nuk kanë bërë asgjë për të shpërfaqur ndonjë mundësi. Po të ishte ndonjë parti politike e pjekur me aftësi të mira, debatin e Vjosa Osmanit dhe kryeministrit Kurti do ta kishte përdorë shumë më mirë për me fitu elektorat të vetin. Ata janë të heshtur”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit