Monday, October 14, 2024
spot_img

Mosbindje civile apo shëtitje? Opozita 3 orë marshim, sulme dhe molotov ndaj institucioneve

Opozita zbriti në shesh mbrëmjen e sotme kundër qeverisë. Edhe pse u trumbetua se do të kishte mosbindje civile, bllokime rrugësh dhe kaos, në fakt ishte një panoramë që e kemi parë me dhjetëra herë, sidomos kur në krye të saj ishte Lulzim Basha.

Turma u mblodh fillimisht para Kryeministrisë. Ashtu siç u tha nuk pati fjalime, por nisi menjëherë sulmi dhe konfrontimi me policinë. Turma hodhi mjete piroteknike, gaz lotsjellës dhe mjete të forta ndaj godinës. Por e gjitha zgjati pak minuta.

Më pas turma nisi të lëvizte. Në krye të saj ishin Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, të cilët merrnin udhëzime në telefon gjatë gjithë kohës. Turma kaloi te zona e Tajvanit, më pas shkoi te Gjykata e Lartë dhe ndaloi te selia e PS. Aty pati një sulm të koodinuar, për të mos thënë se sulmi më i egër ndodhi aty. Pati me dhjetëra bomba molotov, duke e ndezur flakë selinë.

Mosbindje civile apo shëtitje? Opozita 3 orë marshim, sulme dhe

Sulmi te selia e PS

Më pas, turma u zhvendos te Bashkia e Tiranës dhe te Ministria e Brendshme. Edhe aty pati sulme me molotov, por më të buta. Pastaj turma u zhvendos te Kuvendi ku aty pati gaz lotsjellës. Në fund, ndodhi një marshim te Pazari i Ri, nga aty te ish-ATSH dhe në fund tubimi pas 3 orësh marshim u mbyll.

Mosbindje civile apo shëtitje? Opozita 3 orë marshim, sulme dhe

Gaz lotsjellës te Kuvendi

E vetmja mosbindje civile ishte se u sulmuan reklamat e rrugëve, u dogjën disa kosha me mbeturina dhe disa stacione autobusi. Ndërkohë nga sulmet me molotov u dëmtuan mbi 10 efektivë dhe disa qytetarë, të cilët përfunduan në spital.

Në fund Flamur Noka, njësoj si Basha deklaroi se beteja e tyre sapo ka filluar. “Sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi i narkso sot mori një mesazh. Mesazhi ishte jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeveris teknike ndryshe narkos në pushtet nuk do të ketë asnjëherë qetësi. Sot ata e kuptuan se beteja nuk fitohet me gaz. Sot qytetarët in dhanë një leksion. Ne do të vazhdojmë mosbindjen civile deri sa t’i jepet zgjidhje kërkesave tona. Me një qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira. Sot ata janë frikësuar, këtë e tregoi dhe numri i policëve të përfshirë për të menxahur protestën”, tha Noka ndër të tjera.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit