spot_img
spot_img
Friday, January 31, 2025
spot_img
spot_img

“Mos pajtime” BE dhe SHBA, flet kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas – ja ‘fokusi’ i tyre

Kur ishte kryeministre e Estonisë, Kaja Kallas, përfaqësonte 1.3 milionë shtetas të një vendi të vogël që shtrihet mes Rusisë dhe Detit Baltik. Që kur mori postin e shefes së marrëdhënieve të jashtme të Bashkimit Evropian në fund të vitit 2024, 47-vjeçarja flet tani në skenën botërore në emër të rreth 450 milionë evropianëve që jetojnë në 27 vende.

Por një gjë nuk ka ndryshuar: Kallas vazhdon të jetë shumë e fokusuar te Rusia.

“Është e qartë se sabotimi në Evropë është në rritje ,” tha Kallas në një intervistë me DW lidhur me pyetjen për dyshimet lidhur me një sërë sulmesh hibride të kohëve fundit, objekt i të cilave ishin kabllot detare në zonën ekonomike suedeze të Baltikut.

spot_img

“Ne nuk duhet t’i shohim këto ngjarje të izoluara, por si pjesë të një tabloje më të madhe. Dhe duhet të kuptojmë se Rusia ka ndaj Evropës dhe arkitekturës së sigurisë evropiane synime, të cilat nuk kanë ndryshuar,” tha Kallas në intervistën ekskluzive për DW.

Si e lindur në Estoninë e pushtuar nga sovjetikët, ndoshta nuk është befasuese që Kallas konsiderohet si një nga kritikueset më të ashpra të Moskës dhe mbështetëset më të vendosura të Ukrainës.

SHBA dhe BE ‘ende miq’ – këmbëngul Kallas

Po si do të jetë bashkëpunimi me administratën e re të SHBA-së nën drejtimin e presidentit ultranacionalist Donald Trump, e cila është e mbushur me radikalë të djathtë. Sapo erdhi në detyrë presidenti Trump bllokoi ndihmat për jashtë, goditi BE-në lidhur me shpenzimet e tregtisë dhe të mbrojtjes dhe tronditi Evropën me dëshirën për të vënë nën kontroll territorin autonom danez të Groenlandës.

Image

Kallas zhvilloi këtë javë një bisedë telefonike shumë të mirë me ministrin e Jashtëm të SHBA-së, Marco Rubio dhe është optimiste

“Ne jemi ende miq. Ne jemi ende aleatë,” tha Kallas lidhur me marrëdhëniet BE – SHBA. SHBA-ja është partneri ynë më i madh në aspektin ekonomik, por edhe në aspektin e sigurisë”.

“Kam zhvilluar këtë javë një bisedë telefonike shumë të mirë me ministrin e Jashtëm, Marco Rubio. Ne folëm për pjesë të ndryshme të botës ku bashkëpunojmë dhe pamë se ku mund të bëjmë më shumë,” tha ajo. “Kështu që kam besim se ne kemi një marrëdhënie të mirë”.

‘Mendim’ të ngjashëm për Ukrainën, por strategjia e paqartë

Duke folur për qëndrimin dhe qasjen e Uashingtonit ndaj Kievit shefja e marrëdhënieve të jashtme të Bashkimit Evropian Kallas përdori tone pajtuese . “Ata po e kuptojnë se për t’i dhënë fund kësaj lufte, ne duhet të bëjmë presion mbi Rusinë, sepse Rusia është ajo që e filloi këtë luftë.” – tha Kallas.

Para se të merrte postin e presidentit Trumpi kishte deklaruar se mund të ndërmjetësonte arritjen e një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës brenda një dite. Kjo deklaratë shkaktoi frikëra se ai mund të ushtronte presion mbi Kievin për të arritur një marrëveshje të shpejtë paqeje edhe për çështje që BE-ja do t’i konsideronte si kushte të pafavorshme, të cilat mund të inkurajonin Moskën për fushata të mëtejshme ushtarake.

Tani që ka nisur nga detyra Trumpi duket se po mban ndaj presidentit rus Vladimir Putin një qëndrim më të ashpër nga sa kishin pritur disa, megjithëse ai e ka kritikuar edhe presidentin ukrainas Volodymir Zelenski. “Presidenti Trump ka qenë shumë i fortë në deklaratat e tij ndaj Putinit,” tha Kallas. “Kështu që unë mendoj se ne kemi mendim të ngjashëm.”

E pyetur se çfarë kishte diskutuar konkretisht me ministrin e Jashtëm, Marco Rubio, lidhur me strategjinë ndaj Ukrainës Kallas tha: “Ne duhet të takohemi personalisht për të diskutuar këto gjëra, por është e qartë se ata duan t’i japin fund kësaj lufte.” “Të gjithë duan t’i japin fund kësaj lufte, sepse të gjithë duan të ketë paqe. Por e qartë është gjithashtu, që sikurse tha edhe [Rubio], paqja duhet të jetë e qëndrueshme.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit