Vllaznim Krasniqi, zëdhënës i Nismës Socialdemokrate, ka bërë një reagim të çuditshëm në ditën kur kreu i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, s’ia mbylli derën Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm.
Krasniqi në këtë rast ka goditur me kandidatin për deputet nga AAK’ja, Bekë Berishën, duke thënë se katër mijë votat e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit i kanë kaluar Nismës.
“Bekë Berisha “ZUZARI” i ka 22 mije vota vet, shtoja faktin qe mbi 4 mije tjera i kane ik teknikisht nga votuesi, gjithesejt mbi 26 mije vota i ka NISMAs, partise se VET”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka përdorur shprehjen e Ramush Haradinajt, “ju kanë lodh meshkujt”.
“Kfillnu SHOQ, ksaj here ju shpetuam NE qysh edhe herave tjera ju kemi bo KRYEMINISTER, ani pse aso kohe na i mshtrojshi deputet tane me i marr per vete.
Kfillnu SHOQ, mos na shitni PORDHA PATROTIKE! Nime, Istogu ta kish PALU fort. Hajt tash mos çaj PALLAVRA!”, ka shkruar ai.
