spot_img
Saturday, February 22, 2025
spot_img

Mos i votoni këta kandidatë të dështuar, të cilët po synojnë postin e deputetit!

Shkruan: Nehat Shaqiri

A e dini kush janë këta kandidatë? Janë ish-kryetarët e komunave të Kosovës, të cilët e humbën besimin e qytetarëve dhe sot, pa pikë turpi, po kërkojnë votën për t’u bërë deputetë!

Si mund të kërkosh votë për të përfaqësuar popullin në Kuvend, kur ke dështuar ta qeverisësh një komunë për katër vjet?

Si ka mundësi që pas humbjes, këta individë enden derë më derë, lagje më lagje, duke u përpjekur të gjejnë një tjetër pozitë nga e cila mund të përfitojnë?

Pse e quajmë interes personal?

Sepse, nëse gjatë mandatit të tyre do të kishin punuar për të mirën e qytetarëve, ata sot do të ishin sërish kryetarë komunash, jo kandidatë të dështuar për deputetë!

Humbja e tyre në zgjedhjet lokale është dëshmi e qartë se qytetarët u kthyen shpinën dhe i ndëshkuan për qeverisjen e tyre të dobët.

A ka ndonjë arsye për t’i votuar?

Absolutisht asnjë! Ata janë dështakët e këtyre zgjedhjeve, që tani synojnë një mandat deputeti vetëm për përfitime personale – një karrige në Kuvend dhe një pagë prej mbi 2 mijë eurosh, ndërkohë që qytetarët përballen me probleme të pafundme.

Mos u mashtroni nga premtimet e tyre boshe! Nëse nuk ishin të aftë të menaxhonin një komunë, si mund të jenë të aftë të përfaqësojnë një shtet?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit