Siç shpjegojnë dietologët, megjithëse është e lejueshme të hahet çdo ushqim me masë, ka edhe nga ato që duhet t’i shmangim me stomak bosh.
Midis tyre është edhe agrumet, të cilat janë të preferuara nga shumë njerëz për të filluar ditën në formën e lëngut ose si shtesë në një mëngjes me drithëra.
Frutat agrume, të tilla si limonët, mandarinat ose portokajtë, mund të rrisin prodhimin e acidit në zorrë, duke rritur kështu rrezikun e zhvillimit të gastritit dhe ulçerës në stomak.
Gjithashtu, sasia e madhe e fibrave dhe fruktozës që gjendet në këtë frut mund të ngadalësojë metabolizmin nëse hahet me stomak bosh.
Përveç frutave agrume, dietologët theksojnë gjithashtu se nuk duhet të hani kos me stomak bosh, të hani ushqime pikante dhe ato të pasura me sheqerna të përpunuara. Dhe nuk duhet të pini as kafe.