spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

“Mos e dh…, mos e pshu…!”, gazetari i medias gjermane ka disa mesazhe të forta për Hovenierin!

“Nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit”.

Kështu në mënyrë eksplicite i dërgoi mesazh Qeverisë Kurti ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, teksa po fliste për synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat euro-atlantike.

Gazetari i medias gjermane Bahri Cani, ka reaguar ndaj Hovenier dhe kësaj deklarate, derisa e kritikoi ashpër këtë gjuhë të përdorur.

Ai përmes një postimi në Facebook i tha ambasadorit amerikan se duhet të bisedohet me Kosovën, por jo me këtë lloj të gjuhës.

Postimi i plotë

“Mos e dh…, mos e pshu…!” Çka është kjo farë gjuhe kështu?!

Ky tashti po thotë “mos urinoni para klubit ku doni të shkoni”, ndërsa Jacobson dikur thoshte madje edhe më keq, “mos e dh… punën”. Shumë poshtë ka rënë muhabeti zoti ambasador, nëse duhet të përdoren edhe këso fjalësh. Jam shumë i bindur që me qeverinë e Kosovës mund të bisedohet dhe duhet patjetër të bisedohet për bashkëpunim dhe partneritet, por me siguri jo me këtë gjuhë. Është në interesin e Kosovës, është në interesin e partneritetit të fuqishëm Kosovë-Amerikë, është në të mirën e të gjithë rajonit tonë që të gjenden zgjidhjet më të mira. Dhe Kosova ka nevojë për ndihmën tuaj. Por ju si diplomat, zoti ambasador, pavarësisht pakënaqësive, mund të gjeni me siguri edhe fjalë të tjera të shprehni pakënaqësinë tuaj. Dhe para së gjithash, këto gjëra duhet t’i adresoni në takimet bilaterale me qeverinë, jo para popullit që ju do kaq shumë.

As unë nuk jam dakord me shumë veprime të qeverisë së Kosovës, në veçanti në rrafshin diplomatik, ku Ministria e Jashtme nuk ka arritur ndonjë sukses serioz, sepse me vite të tëra nuk kemi asnjë anëtarësim në ndonjë institucion serioz apo njohje të reja. Por të kuptohemi një gjë: Qeveria e Kosovës nuk po kërkon asgjë tjetër veçse vendosjen e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e vendit, vendosjen dhe respektimin e sovranitetit. Ne me siguri që mund të flasim për rrugët që na çojnë deri atje, për metodat, por jo për synimin final, që është integriteti territorial dhe respektimi i rendit dhe ligjit, sepse këtë e bën edhe SHBA, këtë e bën edhe Gjermania, këtë do të bënte çdo shtet sovran – pra që të kërkojë respektimin e rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit. 

Ndaj hajde të flasim për rrugën, metodat, hapat që duhet bërë, por pa ofendime, jo me këtë gjuhë. Për ata që nuk e dinë për çka është fjala, ja shpjegimi: Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë që Kosova dhe Serbia duhet të veprojnë në përputhje të plotë me të gjitha obligimet e marra në dialog.

Në fjalën e tij hyrëse në Samitin e Kosovës për Paqe e Demokraci, Hovenier tha se mesazhi i shtetit të tij është i qartë dhe i pa ndryshuar: “Duhet angazhim për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi me synim përfundimtar njohjen e ndërsjellë. Ky mbetet synimi i qartë i SHBA-së… Presim të dy qeveritë të veprojnë në përputhje me të gjitha obligimet e marra në dialog. Presim të marrin dialogun seriozisht. Një nga gjërat që më befason është ky supozim nga akterë të ndryshëm në Kosovë se ka rrugë tjetër pos dialogut. Sugjerimi se nëse amerikanët, gjermanët, zgjedhin të favorizojnë atëherë bëjnë me gishta apo shkop magjik e largohen problemet. Bota nuk punon ashtu”, tha Hovenier. Ambasadori tha se “po të ishte në dorë të ShBA-së, Kosova tashmë do të ishte anëtare në organizatat euroatlantike, ndërsa Serbia do të ishte më afër pranimit të realitetit” dhe shtoi që “ShBA-ja do ta mbështesë Kosovën në rrugën euroatlantike.”

“Por, nuk e shoh se si mund të bëhesh anëtare e BE-së pa bashkërendim me BE-në, apo si bëhesh anëtare e NATO-s pa pëlqimin apo bashkërendimin me gjithë anëtarët e NATO-s. E dini se disa shtete të NATO-s ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht realitetin e një Kosove sovrane, demokratike, multietnike në mënyrën siç kemi bërë ne. Çfarë dua të them është se ne duam të përkrahim Kosovën në rrugën euroatlantike, kemi bërë shumë për këtë”, ka thënë Hovenier. Ai dhe ambasadori gjerman Rohde kanë kërkuar përkushtim të plotë ndaj dialogut dhe raporteve me BE, NATO e SHBA, që abasolutisht jam dakord.

Por nuk e di sa është diplomatike, që ambasadori të na kujtoj fjalët e gjyshit të tij “… Gjyshi im ka pasur një thënie njëherë, dhe ju lutem me falni për karakterin paksa të shëmtuar të në të, nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit”!

Ne të gjithë e dimë që SHBA dhe zoti Kurti nuk i kanë raportet e mira, e disa thonë madje se këto raporte janë të këqija, por besoj se mjafton nëse këto fjalë i thoni sy më sy me kryeministrin, zoti ambasador. Na kurseni neve, popullin shqiptar, sepse ne jemi mbase populli më proamerikan që ekziston në Evropë. Mendoj unë, po ju?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit