Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram me një paraqitje të veçantë dhe elegante.
Ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e mbuluar, duke reflektuar një stil të hijshëm dhe të sofistikuar.
Morena është e veshur me një fustan të kaltër, i punuar me finesë nga dizajnerja Raghad Shubbar.

Kombinimi i veshjes me një shami të vendosur me elegancë e ka bërë këtë paraqitje edhe më të veçantë, duke marrë vëmendje të madhe nga fansat e saj.
Kjo zgjedhje e saj duket se lidhet me Muajin e Shenjtë të Ramazanit, periudhë e reflektimit dhe devotshmërisë për besimtarët myslimanë.

