Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë arritur një goditje të rëndësishme ndaj ushtrisë ruse, duke shkatërruar dronin vëzhgues rus Merlin-VR, një nga dronët më të shtrenjtë të arsenalit të ushtrisë ruse, me një vlerë prej mbi 300 mijë dollarë.
Operacioni për rrëzimin e dronit u realizua nga brigada e mekanizuar e 63-të, në bashkëpunim me njësitë artilerike ukrainase, dhe u zhvillua në vijën e frontit në Lyman, një zonë ku po zhvillohen beteja të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.
Pamjet e filmuar nga ajri tregojnë momentin kur droni rus goditet nga një dron tjetër në një lartësi prej disa kilometrash.
Droni Merlin-VR mund të arrijë deri në 5 kilometra lartësi dhe të fluturojë për 10 orë, duke mbuluar një rreze prej 600 kilometrash, duke e bërë atë një armë të fuqishme për mbikëqyrjen e zonave të luftës.
https://twitter.com/i/status/1909547493328552251