Një autobus turistik ka rënë në lumin Po, pranë Piazza Vittorio Veneto, në qytetin e Torinos.
Autobusi ka devijuar jashtë rruge duke u përplasur me murin mbrojtës dhe më pas ka rënë në lumë duke u zhytur pjesërisht në ujë.
Në bord ishte vetëm shoferi, i cili u gjet pa shenja jete.
Gjatë lëvizjes së tij, autobusi ka goditur tre gra por asnjëra prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.