Një situatë e sikletshme ka ndodhur gjatë transmetimit live të Big Brother VIP Albania, teksa Gerta Gixhari po mbante fjalimin e saj për të kërkuar falje ndaj Gjestit dhe familjarëve të tij.
Teksa Gerta po fliste me seriozitet dhe emocion, në sfond u dëgjua papritur një zë nga regjia, i cili po jepte udhëzime për banorët.
“Asnjë nuk lëviz, të gjithë të ulur,” ishte fraza që u dëgjua qartë në prapavijë, duke shkaktuar konfuzion si te Gerta, ashtu edhe te shikuesit.
Ky moment, që duket se ishte një problem teknik me audion, për një çast hutoi edhe vetë Gertën, e cila ndali për pak sekonda, por më pas e vazhdoi fjalimin e saj.
Për shikuesit e vëmendshëm, kjo ndërhyrje ishte e pazakontë dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale. Megjithatë, spektakli vazhdoi normalisht dhe situata nuk ndikoi në rrjedhën e programit.
Momente të tilla të papritura janë të rralla, por në transmetimet live gjithmonë mund të ndodhin surpriza që nuk janë të planifikuara.