Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka diskutuar për fushatën dhe zgjedhjet e 9 shkurtit, ku ka hedhur kritika për pushtetin e tanishëm, atë të Vetëvendosjes së udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se edhe më herët, kritika e partisë së tij ndaj pushtetit ka qenë ndryshe nga ajo e opozitës.
Ai ka deklaruar se Kurti është politikan i rrezikshëm me bindje të rrezikshme dhe i dëmshëm për Kosovën.
‘‘Kritika jonë ndaj qeverisë ka qenë krejtësisht ndryshëm nga pjesa tjetër opozitare. Unë besoj qe popullin opozitare, partitë opozitare, e kane kriju një bindje të ta që në Kosovë do të ndërroj gjithçka, dhe që ky pushtet i rrezikshëm do të kalojë. Për shkak krejt ça ka bë në Kosovë, mënyrën qysh i ka trajtua serbët, mediat, sindikatat, mjekët, marrëdhëniet me ndërkombëtare. Unë mendoj që nuk është çështje e një paaftësie, është çështje e një botëkuptimi të rrezikshëm. Munesh me pa sot, qysh përballë një politikani për bindjen tonë, me ide të rrezikshme, vetë i rrezikshëm, edhe i dëshmëm për Kosovën, ia kanë paraqitë dy kontabilist’’, ka thënë ai mes tjerash.