Thursday, May 15, 2025
spot_img

Mjekja kthen morgun në ‘set’, fotografon veten me kufomat dhe i poston në Only Fans

Një morg në një spital në Britaninë e Madhe u kthye si një “studio fotografie” për një grua.

Një patologe bëri një fotografi provokuese, me të brendshme në ambientet e morgut dhe më pas e postoi atë në llogarinë e saj në “Only Fans”.

Sipas hetimeve të autoriteteve, 44-vjeçarja Amelie Warnier mendohet që ta ketë postuar foton e “zjarrtë” gjatë kohës së pandemisë së “Covid-19”, në një kohë kur numri i viktimave për shkak të virusit vdekjeprurës ishte shumë i lartë.

Vetë 44-vjeçarja pranon skandalin dhe thotë se foton e ka publikuar gjatë kohës së pandemisë dhe se llogarinë në “Only Fans” e ka hapur në të njëjtën kohë, e nxitur nga një miku i saj.

Fotoja është postuar para shumë vitesh, por me riaktivizimin e llogarisë në platformën për të rritur ajo u rishfaq, për më tepër bëri dhe xhiron e rrjetit.

Edhe pse nën hetim dhe shumë e lakuar, Amelie Warnier duke mos shprehur pendesë për veprimin që bëri, u jep një përgjigje të gjithë atyre që “e kryqëzuan”.

“Atë foto e bëra vetëm kur hapa llogarinë për herë të parë. Dikush më shtyu që ta bëja dhe thashë me vete, f*ck, pse të mos e bëj në fund të fundit një jetë kemi. Nëse je profesionit në punën tënde, nuk ka rëndësi se çfarë bën pas pune”, tha 44-vjeçarja.

Amelie është me origjinë nga Spanja dhe është nënë e dy fëmijëve. Ajo mbaroi studimet për patologji në vendin e saj të lindjes, në vitin 2012 dhe prej 7 vjetësh punon në një spital në Britaninë e Madhe duke kryer mijëra autopsi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit