Nga Kimete Berisha
1. Mbrëmë, për herë të parë pas një kohe të gjatë, jam ndjerë sikur ka kush më zëvendëson, dhe i kam dhënë vetes pushim për ta shikuar ‘Kandahar-in’.
Mjaftonte rebelimi gazel i Vjosa Osmanit.
Donika Gërvalla, Haxhi Kazanova, Faton Peci.
S’di a e kanë braktisur edhe Rejhani dhe Donika Kada.
Se s’besoj që e keni vërejtur ju si unë se presidentja, shkaku se vet i ka flokët kaçurrela, edhe këshilltaret e saj i ka zgjedhur me flokë kaçurrela, shkaku i rivalitetit estetik.
3. Pse e braktisën?
– Se është e papërshtatshme, mendjemadhe dhe as nuk skuqet as nuk zverdhet;
– Sepse merret me intriga!
– Se është materialiste, apo sepse asaj së shpejti i kryhet mandati dhe me të më nuk ka ardhmëri politike!
4. Kur Albin Kurtin e braktisën gjysma e Lëvizjes së tij, nuk u dobësua, por u forcua. – Nganjëherë braktisjes ia sheh hairin, sepse zakonisht populli bëhen me të braktisurin, që e kanë tradhtuar, se gjynah.
– Ama ta tradhtosh-tradhtarin nuk është gjynah.
Se, Vjosa Osmani i përdori pamëshirshëm Isa Mustafën e Fatmir Sejdiun, dhe pastaj ua punoi pas shpinës.
– Albin Kurtin nuk arriti ta tradhtoj, sepse ai nuk i beson askujt (dyshoj as Zotit), pra, s’ka pasur se si ta tradhtonte, sepse Albini nuk i ka besuar, por e ka përdorur si ‘rugoviste të rrejshme’….
pastaj, ka edhe tradhtar mbi tradhtar.
5. Dallimi mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është se Albin Kurti nuk ndjen (është i shkëputur emocionalisht dhe nuk i interesojnë idetë e askujt), ndërsa Vjosa Osmani është impulsive dhe e papërmbajtur.
6. Pasi që ka temperament kolerik, Vjosa Osmanin është kollaj ta irritosh.
– Albin Kurti e di se ajo nervozohet lehtë, prandaj sa herë do luan me nervat e saj.
7. Kokëfortësinë e kanë ves të përbashkët, ama nevojën për të kontrolluar dhe aftësinë për të manipuluar, më të
spikatur e ka Kurti.
8. Sh.Ahmetxhekaj e ‘zbuloi’ se si kryeministri donte ta kontrollonte RTK-në. E, ky Ahmetxhekaj, për t’i hyrë në qejf, nuk la njëri pa e larguar nga puna, e në fund e kuptoi se e ka larguar edhe veten.
9. I urren kritikat: kjo është thembra e Akilit e Albin Kurtit, që s’i duron kritikat.
Dhe, krijon realitete paralele.
Për shembull, ka filluar që si serbët, humbjet t’i festojë si fitore.
E çoi në hënë humbësin Akil Gjakova…
Dhe, kishte harruar se Drejtësia ende nuk e ka sqaruar se a e ka rrahur apo jo Akili gruan e tij…!
10. Vjosa Osmanit gjithçka i ka ardhur e gatshme.
Kurrë në jetën e saj nuk e ka shkruar një ese, nuk e ka dhënë një mendim për asgjë…
Ajo thjesht nuk ka hequr keq dhe prandaj ashtu siç e ka pasur rrugën e lehtë për t’u ngjitur, ashtu po zbret lehtë dhe shpejt, dhe vetëm!
11. Ajo mendon se është e fortë, sepse do babëloka nga mërgimi i kanë thënë ‘ti je mbretëresha e dardanisë’, anipse Dardania nuk ekziston.
– U rrënqetha një ditë kur një djalë më komentoi: ‘Pejgambere femër nuk ka, por sikur do të kishte ajo do të ishte Kimete Berisha’, ama unë s’jam tranuar të besoj….e të dalë dynjaje!
12. Vjosa Osmani nuk mund ta mund Albin Kurtin.
Por mund ta dobësoj shumë.
Mbrëmë ajo ishte aq nervoze që Albini s’i kishte shkuar në takim, ra aq ultë sa e citoi Gilin.
– Mund ta citonte ndonjë varg të ndonjë kënge proteste politike, ama jo Gilin, se Gili në këngën e saj ankohet për tradhti erotike e jo për tradhti të idealeve.
13. Duke qenë inekzistente, opozita e ka mundësuar arrogancën dhe stalinizmin e qeverisë Kurti që të shihet nga larg.
– Sa më shumë që heshtte opozita, aq më shumë dëgjohej zhurma e gabimeve dhe krimeve të qeverisë.
14. Presidentja u bë opozitë e qeverisë Kurti, në fund të mandatit të qeverisë.
– Katër vjet ka kalkuluar për interesat e saj, u zemërua me vonesë me Albin Kurtin, por tash do të bëhet me opozitën që t’i hakmerret Albin Kurtit, sepse s’ka rrugëdalje tjetër, është e vetmuar.
– E ka kuptuar se ka mbetur vetëm në kohën kur ka realizuar qindra fotografi me liderë të botës, të cilët nuk ia dinë emrat njëri-tjetrit.
15. Strategjia e Albin Kurtit është interesante.
Vjosa Osmanin e lufton me njerëzit e saj…me Donika Gërvallën….
njësoj sikur Mimozën që e shfrytëzoi të komunikonte serbisht me Radojçiqin kundër veteranëve të UÇK-së.
– Ndërsa greken Mihajli e ka krijuar si një Gestapo prej leshi, që i tremb sorrat.
16. Opozita duhet ta shfrytëzoj dhe ta ushqej disponimin armiqësor të Vjosa Osmanit ndaj Albin Kurtit, sepse ajo nuk përton ta luftojë Albin Kurtin edhe me intriga, ndërkombëtarisht.
– Luftën ia nisi dje.
E akuzoi kryeministrin Kurti për shkelje të Kushtetutës, të sovranitetit dhe për prishje me aleatët.
17. Mua më erdhi mirë që u prishën (femrat gjithmonë prishen keq), sepse Albin Kurti i bashkuar me Vjosa Osmanin e bënin Kosovën të betonuar, të frikshme, të izoluar, armiqësore dhe luftënxitëse, pa liri, pashpresë dhe pa të ardhme.
– Ata së bashku kishin prirje për të nxitur luftë qytetare dhe i tërhiqte vetëm lufta, vdekja dhe varrezat.
Rrugës i ndryshuan fjalët dhe premtimet.
Tash, të ndarë, dhe kundër njëri-tjetrit, për lirinë dhe demokracinë, si dhe për neve, u bë mirë.
Vërtetë dje u bë mirë.
18. Vjosa Osmani e ka zgjedhur Albin Kurtin, por Albini e ka caktuar Glaukun të shkoj në vend të tij në takim me presidenten për ta caktuar datën e zgjedhjeve!
– Pse zgjedh presidentja…jo unë po them Albini dhe pikë…
Çka po të duhet Albini!
Çfarë problemi ka ajo nëse do të shkonte Glauku në vend të Albinit, përveç problemin e super egos.
– Egoja qysh e ka zanat, e bëri qesharake, grindavece dhe euforike.
– Të mos kishte temperament të papërmbajtur do të mund të thoshte:
Albini apo Glauku, për mua njësoj.
19. Presidentja më ka pas quajtur ‘e ashtuquajtura analiste’ kur kam treguar se gjatë pandemisë ka blerë truall në lagjen luksoze.
– Por unë kurrë s’kam thënë që jam analiste…unë bile as që e kam fjalën për politikë.
20. S’besoj që është politike të thuash se dallimi mes Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës është se e para është vajza e milicit, e dyta është vajza e heroit!
21. Shpesh të pikëlluem m’ka gjetë muaji Maj (Jusuf Gërvalla).
P.S. Me Albinin a me Vjosën?