spot_img
Saturday, February 22, 2025
spot_img

Mjaft me ngushëllimet jargavitëse!

Shkruan Milaim Nela

Të paktën ju bashkëkombasit e Dardanisë na i kurseni ngushëllimet qurravitëse për Janullatusin!

Në Shqipërinë Londineze nuk habitem sepse politika ka marrë rrugën e qoftëlargut me kohë e as nuk e marrin mundimin të paktën të lexojnë historikun e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare që u nda nga ajo greke me kaq mund e sakrifica në kohën e Mbretërisë Shqiptare.

Sa klerikë patriotë kanë dhënë jetën e janë masakruar për Autoqefalinë e Kishës!?

Anastas Janullatus ishte uzurpues i kësaj kishe e në kundërshtim flagrant me rregullat kanonike të Kishës Shqiptare u vendos në krye të saj.

Qendra e Kishës Orthodokse në Stamboll duke caktuar Janullatusin në krye të Kishës Shqiptare në fakt e zhbëri procesin aq të mundimshëm të ndarjes së Kishës Shqiptare dhe e fshinë Autoqefaline e saj.

Ajo Kishë falë Janullatusit në të gjitha shkresat zyrtare nuk quhet më Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare siç quhej para vitit 1967 por Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë.

Një shërbëtor i Janullatusit sot në një TV shqiptar tha që Janullatus e shkëputi kishën nga etnitë. Në fakt ai genjeu hapur sepse Janullatus efektivisht e shkëputi kishën nga kombi shqiptar dhe praktiksht e bëri atë një degë të kishës orthodokse greke.

Janullatus pretendoi se ishte shërbetor i Perëndisë por ne fakt siç e tha vetë kryeministri grek Micotaqis dje, ai ishte mbrojtësi më i mirê e interesave të grekëve.

Ka dy ditë që jo vetëm politikanë por njerëz publikë të ndryshëm po na e shpifin me statuse e lutje për shërbëtorin e interesave të shovinizmit grek e helenizimit në Shqipëri!

Deklaratat e politikanëve të Shqipërisë e në veçanti ajo e presidentit kukull të Shqipërisë duke e quajtur atë “udhëheqës shpirtëror të kishës” tregojnë mbi të gjitha nivelin moçalor të institucioneve të shtetit e politikës shqiptare. Kjo dëshmon edhe batakun ku është kantandisur vetëdija jonë kombëtare e kush i mbron interesat tona.

Janullatus i ka ngulur fort piketat e territorit të pretenduar grek deri të paktën në mes të Shqipërisë.

Në mos neve, femijëve tanë e gjeneratave të ardhshme do ju duhet të merren qoftë me piketat e Janullatusit qoftë edhe me varrezat e ushtarëve pushtues grekë (shumica imagjinarë) në tokën shqiptare.

Ai nguli kisha ku nuk ka patur kurrë të tilla.

Kishat e ndërtuara janë kisha me arkitekturë e simbole helene e jo shqiptare.

Mjafton të shikoni çatinë e kishës ortodokse në qendër të Tiranës që nga sipër ka flamurin e Vorio-Epirit.

Ai jo vetëm nuk mbajti kurrë një meshë në gjuhën shqipe por kurrë nuk mbajti një meshë për viktimat shqiptare.

Ai kurrë nuk mbajti një meshë për viktimat e luftës së Kosovës!

Afërmendsh kisha nuk është më shqiptare!

Por në vazhdimësi ka qenë shumë i zëshëm në mbrojtje të çdo krimineli apo mercenari grek në tokën shqiptare si psh terroristi Kacifas!

Erdhi si eksark e pat premtuar se do ishte i përkohshëm …vetëm sa ti vinte ca punë për vije. Ne fakt iku vetëm kur e mori Perëndia por duket se nuk do iki kurrë pasi trupin do ja sjellin e varrosin aty ku e kanë planifikuar ata që e dërguan në krye të herës e tani përveç Shën Kozmait do kemi shumë shpejt edhe Shën Anastasin!

E di së shumë do të më turren se unë si jo i besimit orthodoks nuk duhet të përzihem në punët e besimtareve orthodoksë!

E para por merrem me interesat e vendit tim edhe kur merrem me kishën ortodokse edhe kur merrem me shtetin bektashi siç jam marrë mëse një herë.

E dyta, unë besoj në Zot që besoj se eshte NJË e i vetëm për të gjitha qeniet mbi tokë e nuk e kam të nevojshme të shkoj tek Zoti përmes feve, kishave apo xhamive të cilat kush me pak e kush më shumë bëjnë politikë që jo dosmosdoshmërisht ju shërben interesave të kombit shqiptar.

Për mua KOMBI dhe ATDHEU janë mbi të gjitha!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit