Kryeministri Albin Kurti në një postim të tij në Facebook ka shpërndarë momente nga fushata e Vetëvendosjes në Mitrovicë.
Ai shkruan se Mitrovica e Isa Boletinit e Hasan Prishtinës, është Mitrovica e Republikës.
“Mitrovicë, dy zemra t’i kisha pasë, dyjat t’i kisha falë”, shkruan Kurti.
Postimi i plotë:
Mitrovica e Isë Boletinit e Hasan Prishtinës, e Trepçës, e Ibrit dhe Sitnicës, është MitroVVica jonë, Mitrovica e Republikës, e 500 mijë zemrave që pulsojnë 118.
Falemnderit për mbështetjen, falemnderit për qëndresën.
Mitrovicë, dy zemra t’i kisha pasë, dyjat t’i kisha falë.