spot_img
Sunday, October 27, 2024
spot_img

Misteri i armëve “Made in Albania”: Do jenë filial i Bayraktar?

Prej muajsh qeveria shqiptare ka bërë gati planin e riaktivizimit të industrisë ushtarake në vend. Madje në parlament foli vetë neoministri, i cili vizitoi repartet e Gramshit dhe Elbasanit, që dikur kanë prodhuar municion dhe eksplozivë.

Si për “rastësi” deputetët e PS-së, kanë dy ditë që bëjnë seminar nga logopedët e sulltanit, që i mësojnë si të molloisin para kamerave, në një ish- bazë të ushtrisë, e kthyer në një restort, ku miku i Bablokut, Luc “peshkatari” fiton para me thasë.

Po ky është muhabet tjetër, pasi po bëhet fjalë për dy site të reja armatimi që do të riaktivizohen me fonde publike.

Megjithatë, është krejt mister se përse bëhet fjalë, ngaqë ringritja e reparteve të vjetra të fishekëve të kallashëve apo predhave të topave, është një ‘vrimë në ujë’.

Ajo që po shihet sot nga dy luftërat “eksperimentale” që po zhvillohen pranë nesh; në Ukrainë apo edhe në Palestinë, municionet e armët e vjetra thuajse nuk përdoren fare.

Përveç rastit kur ushtarët shkojnë për të krehur terrenin, pasi kanë korrur fitoren. Prej muajsh tanimë, në Ukrainë; si krahu i Zelenskyt, ashtu dhe rusët e Putinit po luftojnë me dronë.

Dronë që sulmojnë, dronë që kapin dronët, dronë që kapin valët dhe qërrojnë dronët kundërshtarë, apo dronë që shkrijnë gjithçka gjejnë.

Por përveç dronëve, ka edhe municion për të përdorur dronët, që tashmë drejtohen nga inteligjenca artificiale. E njëjta gjë po ndodh edhe në sulmet e reja ndërmjet Izraelit dhe kundërshtarëve të tij në veri si Hezbullahu filoiranian, iranianët e ajatollahëve vetë, por edhe rebelët huthi në Jemen.

Lufta e sotme po largon nga katalogu armët e vjetra, që e kanë humbur rëndësinë strategjike, edhe pse mund të përdoren në ndonjë rast, por këtyre “kopilave” të vegjël nuk ju bën dot gjë.

Dronët u shpikën për herë të parë nga amerikanët në vitin 2002, që u përdorën si fillim për luftën ndaj terroristëve. Por ata modelë, duke nisur nga Predator, edhe pse ishin superefikasë, kushtonin shumë dhe SHBA nuk ka shitur asnjë nga dronët e saj. Për të mos përhapur teknologjinë e komandimit, që është ekskluzive. Mirëpo, pas disa vitesh ishte një inxhinier motorësh dhe pompash motorike, Ozdemir Bajraktar, me banim në Stamboll që dizenjoi dronin e parë jashtë SHBA. Pajisje që u përfundua nga i biri, Selçuku, i cili tashmë, përveç se është një nga njerëzit më të njohur në botë, është martuar edhe me vajzën e vogël të Rexhep Taip Erdogan, Symen.

Bajraktar, është kompania e parë pas amerikanëve që ndërtoi një dron efikas pa pilot dhe e tregtoi anëkënd botës, duke sjellë fitime kolosale.

Ka mjaft teori, se turqve, teknologjinë e zhvillimit të kësaj arme ja kanë dhënë amerikanët për ta komercializuar, por një version që nuk i afrohet atij original.

Gjithsesi, të kthehemi te ne, dronët e sotëm po i prodhon dhe i përdor gjithkush. Ndërkaq, turqit, kanë arritur që përveç dronit fillestar e super të famshëm TB2, që ja shiti si ukrainasve, ashtu edhe rusëve, kanë prodhuar edhe avionin e parë pa pilot, të quajtur Bajraktar Akenxhi. Këtë mbiemër ne e njohim në kryeveprën e Kadarësë “Kështjella”, kur flet për atë repart të osmanëve që merrej me masakrat e plaçkitjen e çdo gjëje që ndodhej jashtë kështjellës së rrethuar.

Bajraktar ka shitur dronë edhe në Ballkan, i ka dhënë Serbisë, Kroacisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut.

Mirëpo, në mediat turke po flitet gjithnjë e më shumë për një komercializim më të madh të bajraktarëve turq, duke mbajtur për vete TB2 e gjeneratës së fundit apo edhe Bajraktar Akenxhi. E kështu duan të prodhojnë në masë dronë të vegjël, pajisje, por edhe artileri dhe radarë, për ti shitur anëkënd botës siç kanë bërë me TB2.

Po a po vjen ky filial në fabrikat që pritet të hapen në Gramsh e Elbasan? Zërat kanë kohë që qarkullojnë, e misteri që rrethon mungesën e transparencës rrit edhe më shumë dyshimin.

Nëse ndodh, ka shumë gjasa që projekti të krijojë edhe një fuqi tjetër të ardhurash. Po a do ta lënë amerikanët? Të gjithë presin me ankth zgjedhjet e nëntorit!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit