Monday, April 14, 2025
spot_img

Mirënjohje për mjekët…

Nga Leonard Malaj

Pacienti, Mjeku dhe Sëmundja

Shëndeti është pasuria më e madhe që njeriu zotëron. Kur ai cënohet, në qendër të jetës vendoset një betejë: ajo midis njeriut dhe sëmundjes. Në këtë betejë, mjeku është një udhërrëfyes, një aleat, por mbi të gjitha, një bashkëluftëtar. Shprehja kineze “Po u bëre palë me mua e mundim sëmundjen, po u bëre me sëmundjen nuk të duhem unë” e përshkruan më së miri këtë marrëdhënie delikate dhe të domosdoshme.

Në thelb, kjo fjalë e urtë nuk flet vetëm për mjekësinë, por për vullnetin. Asnjë trajtim nuk mund të ketë sukses nëse pacienti nuk pranon të luftojë për veten. Një mjek mund të japë ilaçin më të mirë, të përdorë teknologjinë më të përparuar dhe të ketë përvojën më të gjerë, por nëse pacienti dorëzohet, çdo përpjekje mbetet e kotë. Sëmundja nuk mposhtet vetëm me shkencë; ajo mposhtet me besim, durim dhe bashkëpunim.

Në këtë shprehje, mjeku i flet pacientit jo thjesht si profesionist, por si njeri. Ai i thotë: “Unë jam këtu për ty, por më duhesh dhe ti. Më duhesh me mendjen tënde të kthjellët, me zemrën tënde të fortë dhe me vullnetin për të mos u dorëzuar.” Ky është një mesazh që vlen në çdo kohë, në çdo kulturë dhe në çdo sistem shëndetësor.

Nga ana tjetër, kur pacienti “bëhet me sëmundjen”, kur ai e pranon humbjen përpara kohe, kur i mungon dëshira për të jetuar, atëherë edhe ndihma më e madhe bëhet e pavlefshme. Mjeku nuk është një mrekullibërës – ai është një ndihmës në udhëtimin drejt shërimit, por pa vullnetin e pacientit, rruga mbyllet.

Kjo shprehje është një thirrje për përgjegjësi. Të gjithë ne, si individë, kemi një rol aktiv në shëndetin tonë. Nuk mund të presim që dikush tjetër të bëjë luftën tonë nëse ne vetë nuk jemi gati të qëndrojmë në fushën e betejës.

Në fund, mesazhi i kësaj fjale të urtë është i thjeshtë, por i fuqishëm: shërimi është një bashkëpunim, një marrëveshje midis trupit, mendjes dhe atyre që janë pranë nesh për të na ndihmuar. Vetëm kur mjeku dhe pacienti bëhen një ekip, vetëm atëherë lind shpresa.
Gjejë rastin të falenderojë dy profesioniste të palodhura të Spitalit Rajonal Vlorë, që me përkushtim dhe ndjenjë të lartë profesionalizmi kanë qëndruar në krahë të pacientëve “tekanjoz” si puna ime,këto janë dashamirëse të jetës sepse janë dhe dhuruese jete në misionin më të madh të jetës atë të qënurit nënë,dy luftëtare të paepura si Amazonat e mitologjisë për ekzistencën në zinxhirin biologjik të njeriut. Mimoza Begaj dhe Nevila Bano ju falenderoj për mirëkuptimin dhe për bashkëpunimin duke ju uruar suksese në profesionin tuaj fisnik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit