Sunday, July 27, 2025
spot_img

Ministrja ukrainase niset drejt SHBA-ve, marrëveshja për mineralet pritet të nënshkruhet brenda orësh

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, sapo ka konfirmuar se ministrja e Ekonomisë së vendit, Yulia Svyrydenko është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek ka shtuar se shpreson që marrëveshja për mineralet mes SHBA-së dhe Ukrainës të nënshkruhet në “24-orët e ardhshme”.

“Po punojmë në detajet përfundimtare me partnerët tanë amerikanë”, ka thënë ai për televizionin kombëtar.

“Pas kësaj, do të bëhet nënshkrimi i dy marrëveshjeve të tjera teknike, sa i përket krijimit të fondit të përbashkët, financimit dhe mbushjes së tij”, ka shtuar Shmyhal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit