spot_img
Wednesday, February 26, 2025
spot_img

Ministria e Mbrojtjes për largimin e trupave amerikane: Dezinformata për të na destabilizuar, s’bëhet fjalë

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se “as që bëhet fjalë” për largimin e trupave amerikane nga Kosova dhe se përmbajtja e artikullit të medias gjermane “Bild” synon “destabilizimin e vendit (Kosovës) përmes dezinformatave”.

“Ky lajm i qarkulluar nga disa faqe interneti dhe kanale televizive është dezinformatë e përhapur nga aktorë të jashtëm që synojnë destabilizimin e vendit dhe Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Kosovës të hënën, në një përgjigje me shkrim për median turk “Anadolu”.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës tha se për tërheqje të trupave amerikane nga Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) “nuk bëhet fjalë”, pasi vendime të tilla për vendosjen ose tërheqjen nuk merren në baza të rastësishme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit